Autori i masakrës mbetet në qeli, e braktisin edhe familjarët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata la në burg Kujtim Koxhën, autorin e masakrës së Matit, ku humbën jetën tre persona, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. 51-vjeçari mbërriti ne ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.Gjatë seancës Kujtim Koxha u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti ndërsa nuk shfaqi pendese për vrasjen e tre punonjësve te Bashkisë.Koxha u pa të qëndronte kokën ulur, por kur u pyet mbi akuzën ai u shpreh se nuk ishte në gjendje të fliste.Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjëri nga familjaret e 51-vjeçarit.Ngjarja e rëndë, ndodhi mesditën e 11 tetorit .Shkak u be debati mes Koxhës dhe një prej punëtorëve, për rrugën që ata po shtronin çakull ai kishte kërkuar qe punimet te vazhdonin deri tek shtëpia e tij. Koxha mori armen ne banese dhe iu drejtua lokalit ku ndodheshin punëtoret. 51-vjeçari qëlloi i me breshëri drejt tavolinës ku Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci ishin duke ngrënë drekën, ndërsa i plagosur mbeti Astrit Hani, i cili vijon të jetë në spital.
Recommended