Report TV - Gjykata burg për autorin e masakrës së Matit Kujtim Koxha
  • 6 years ago
Arrest me burg për autorin e masakrës së Matit. I braktisur nga famija dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, autori i krimit të trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, del sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë. Gjatë dëshmisë së tij në polici,. 51-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk është penduar për tre viktimat që shkaktoi, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 51-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Ngjarja mund të kishte bilanc edhe më tragjik, nëse Kujtim Koxhës nuk do i ishte marrë arma nga dora. Përpara policisë ai tha se ishte ndjerë i fyer nga goditja me shuplakë në sy të bashkëfshatarëve të tij dhe për këtë shkak ndërmori aktin makabër.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja. Për ironi të fatit, më herët në lokal kishte qenë babai i një prej viktimave, Mentor Hoxhës, i cili e kishte qerasur me raki autorin e masakrës, Kujtim Koxha.
Recommended