EKSKLUZIVE- Te familjet e masakrës në Selenicë, i mbijetuari shurdh memec në mëshirë të fatit
  • 6 years ago
VLORË- Këto janë fotot e viktimave të krimit makabër në fshatin Resulaj të Selenicës më 10 Gusht me autor Ritvan Zykajn. Report Tv ka shkuar sërish në familjen Zykaj. Tashmë janë të pakët pjesëtarët të cilët kanë mbetur gjallë, por me mirësjellje na hapin dyert e shtëpisë e na ftojnë që të hyjmë brenda. Gjithçka në atë shtëpi duket e zymtë, Arieli vetëm 21 vjeç, me lot në sy, jashtë kamerave tregon se si e mori lajmin e kobshëm, pasi ai ditën kur ndodhi ngjarja ishte në Greqi.

?Erdhi një grek dhe na tha se e keni parë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ne direkt e hapëm televizorin dhe pamë që të gjitha mediat flisnin për familjet tona, në atë moment nuk po dija se çfarë të bëja, mu errësuan sytë dhe për një moment më humbi vetëdija. Më pas menjëherë u nisëm për në Shqipëri?

Arieli mes lotësh tregon se vëllai i tij ka qenë ai që i ka shpëtuar jetën Ritvan Zykajt pasi ai ishte duke u djegur.

?Vëllai im i ka shpëtuar jetën Ritvanit pasi atij i kishin marrë flakë pantallonat, vëllai i hodhi një pellgaçe me ujë, por nuk e dinte që i kishte shpëtuar jetën një njeriu që do t?i shfaroste familjen?

I mbijetuari Arjel Zykaj

Për autorin Arieli shprehet se ishte tip që rrinte vetëm dhe shpesh dilte për të quajtur në breg te lumit.

?Ne e merrnim shpesh në kafe se na vinte gjynah sepse nuk ishte tip i shoqërueshëm, por nuk e dinim se ai do të derdhte 60 plumba në drejtim të familjarëve të mi. Ritvani i kishte lidhur dy karikator me skoç dhe të gjithë i kishte shkarkuar mbi njerëzit e familjes time.?

I mbijetuari Arjel Zyka
Recommended