Report TV - Autori i masakres së Selenicës del para gjykatës, pritet me pështyma
  • 6 years ago
Vlorë- Monstra i fshatit Resulaj në Selenicë, Ritvan Zykaj që ekzekutoi tetë pjestarë të familjes së kushëririt të parë të të atit vetëm se e quanin hajdut pulash, mbërriti sot në orën 11:00 përpara gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Me kokë të ulur, i veshur sportiv, Zykaj u përball me irritimin qytetar sapo zbriti nga makina e policisë. 

Ai nuk ka bërë asnjë lëvizje, është treguar sërish i ftohtë dhe ka heshtur përballë pyetjes së gazetarëve: Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët? Ajo çfarë vihet re është se Zykajt nuk i janë hequr prangat nga ana e policisë, ndërsa në pjesën e syrit duket  edhe një e nxirë.

Pritet që shteti t'i sigurojë një avokat, pasi deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër.

Forca të shumta policie kanë blinduar gjykatën, siç thotë gazetari Armand Xhelili për Shqiptarja.com e Report Tv, ndërsa deri më tani askush prej familjes Zykaj nuk ka shkuar në gjykatë, duke e braktisur.

Krimi i cili i rëndon mbi shpinë nuk është vetëm më i rëndi i dëgjuar ndonjëherë vitet e fundit, por mos pendesa dhe veprimet e autorit 24-vjeçar i kalojnë kufijtë e imagjinatës. Nga detajet e fundit të zbuluara nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, Ritvani jo vetëm i vrau kushërinjtë e tij, por edhe i filmoi. Videon madje ia dërgoi djalit të hallës në Messengerin e Facebook.

Dymbëdhjetë orë pas arratisë polica mundi ta kapë në një kodër disa metra larg vendit të krimit.Deri në ato momente marrëzia e tij nuk u ndal. Pak orë para se të arrestohej Ritvani replikoi në profilin e tij në Facebook me të gjithë ata që e dënonin veprimin e tij, madje duke sfiduar edhe policinë me shprehjen ?më keni çarë??.

Kur kanë kaluar tre ditë nga masakra, familjarët e tij kanë zgjedhur të braktisin fshatin, ndërsa gjyshi i tij Kujtim Zykaj ka shkuar pranë familjes së vëllait të masakruar. Një ditë më parë ai tha se do ta digjte me duart e tij nipin, nëse ia sillnin para syve.

Vendimin për monstrën e fshatit Resulaj pritet ta marrë sot gjykata e Vlorës.
Recommended