Ora News - Vrasja e dyfishtë në Ballsh, vajza i bërtiste të atit: Çfarë i bëre mamit!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gazmend Musta, i cili u arrestua pasi vrau bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit vetëm 18 vjeçe ka shprehur pendesë gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policisë së Fierit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetaren e Ora News në Fier Inelda Vallja se 34 vjeçari ka pranuar se nuk kishte marrëdhënie të mira me prindërit e bashkëshortes dhe se sherri kishte nisur pasi Gentiana kishte kërkuar që të shkonin për vizitë tek familjarët e saj.

Krimi i dyfishtë ndodhi në apartamentin e familjes Musta pasditen e 2 janarit, në katin e pestë të një pallati në lagjen "5 Shkurti". Fqinjët kanë parë autorin me fëmijët dhe u ka tërhequr vëmendjen pasi vajza bërtiste: "Çfarë i bëre mamit!"

"Ishte rreth ora 17:00. Djalin e kishte në krah dhe vajzën për dore dhe po dilnin. Gati t'i flisja se çfarë i bënte fëmijës se fëmija bërtiste. Dëgjoja vajzën që i thoshte cfarë i bënte mamit! Mendova se ishin zënë me të shoqen kaq!"

Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë për krimin dhe autori u arrestua në rrugë

Ende janë të paqarta shumë momente dhe rrethana që quan në këtë krim të rëndë brenda familjes, ndërkohë që burimet nga grupi hetimor thanë se 34 vjeçari në momentin e marrjes në pyetje nuk ka qenë në dijeni se kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e menduar se vetëme kishte plagosur

"Ma shikoni pak gruan a është më mirë?" Mësohet tu ketë thënë Gazmendi policëve.

Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje

Këtë të mërkurë në familjen e tyre kishte ardhur Merisa, motra 18 vjeçare e bashkëshortes Gentiana Çaushaj, për festat e fundvitit.

Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç, djalë e vajzë të familjes Musta.

Sot Gentiana dhe Merisa Caushi do të përcillen për në banesën e fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Drenovë, ndersa 34 vjeçari ishte me origjine nga Drenova.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fqinjet-degjuan-vajzen-ti-bertiste-te-atit-cfare-i-bere-mamit
Recommended