Iluzionisti: Kam perdorur shamine e mamit, per te bere trukun e pare te magjise

  • 4 years ago
I ftuar në programin ?Rudina?, në TV Klan këtë pasdite ishte një ndër iluzionistët e parë shqiptar, i cili karrierën më të madhe artistike e ka zhvilluar në Itali. Ka marrë pjesë në shumë spektakle televizive në Itali duke performuar iluzionet e tij dhe sot njihet si iluzionist Nadir Mura.
Prej kohësh nuk është shfaqur në Shqipëri dhe në studio ka rrëfyer jo vetëm pasionin e tij për truqet e magjisë, por edhe eksperiencat e tij si aktor dhe së fundmi si producent i dokumentarëve për emigrantët shqiptarë.
Nadir Mura ka lindur në Vlorë dhe që në moshën 11-vjeçare lindi pasioni i tij si iluzionist duke përdorur shaminë e kuqe të mamit për të bërë trukun e tij të parë.

Recommended