‘Fëmijët bërtisnin, çfarë i bëre mamit’/ Dëshmia e fqinjëve për vrasjen e dyfishtë në Ballsh

  • 5 years ago
REPORT TV sjell dëshmitë e fqinjëve të Gazment Mustës në Ballsh, i cili vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje. Njëra nga fqinjet rrëfen se pas ngjarjes Gazmenti mori dy fëmijët e mitur dhe u largua nga apartamenti, ndërsa ata të tronditur e pyesnin ?çfarë i bëre mamit?.

?Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme? tha ajo.

Një tjetër fqinj u shpreh se çifti më parë kishte jetuar në Greqi. ?Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë?tha ai.

Recommended