Femijet: Pas shume vitesh, takimi i mamit tone me babin e vet ishte zhgenjyes

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një gruaje 60-vjeçare. Ishin dy fëmijët e saj, Migena dhe Fatosi që rrëfyen në studio gjithë peripecitë dhe vuajtjet që nëna e tyre ka kaluar. Kur nëna e tyre ishte 6 vjeç, babai i saj arratiset në atë kohë jashtë Shqipërisë. Pak kohë më vonë, edhe nëna e saj ndërroi jetë dhe 3 vajzat mbetën jetime.
Migena tregon se vështirësitë për nënën e saj kanë qenë të mëdha. Por në vitin 1993, nëna e tyre bie në gjurmët e babait të saj. Ai ishte në Austri dhe një i afërm i tij bën të mundur që ajo të shkojë të takojë babain e saj. Ky takim i shumëpritur dhe pas shumë vitesh ishte zhgënjyes sepse ai u soll ftohtë me vajzën e tij. Ai kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë. Vajzave iu kishte vendosur emrin e vajzave që kishte në Shqipëri. Migena dhe Fatosi shprehen se ai ishte takimi i parë dhe i fundit i nënës së tyre me babain e saj.
#EDiela Shqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended