Ora News - Vrasja e dyfishtë në Ballsh, vajza i bërtiste të atit: Çfarë i bëre mamit!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gazmend Musta, i cili u arrestua pasi vrau bashkëshorten dhe motrën e kësaj të fundit vetëm 18 vjeçe ka shprehur pendesë gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policisë së Fierit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetaren e Ora News në Fier Inelda Vallja se 34 vjeçari ka pranuar se nuk kishte marrëdhënie të mira me prindërit e bashkëshortes dhe se sherri kishte nisur pasi Gentiana kishte kërkuar që të shkonin për vizitë tek familjarët e saj.

Krimi i dyfishtë ndodhi në familjen Musta që jeton në katin e pestë të një pallati në lagjen "5 Shkurti" dhe fqinjët kanë parë autorin jashtë pallatit me fëmijët, ndërsa vajza e vogël bërtiste: "Çfarë i bëre mamit!"

Ende janë të paqarta shumë momente dhe rrethana që quan në këtë krim të rëndë brenda familjes, ndërkohë që burimet nga grupi hetimor thanë se 34 vjeçari në momentin e marrjes në pyetje nuk ka qenë në dijeni se kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e menduar se vetëme kishte plagosur

"Ma shikoni pak gruan a është më mirë?" Mësohet tu ketë thënë Gazmendi policëve.

Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje

Këtë të mërkurë në familjen e tyre kishte ardhur motra 18 vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit.

Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.

Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 vjeç të familjes Musta.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes së parë për vitin 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fqinjet-degjuan-vajzen-ti-bertiste-te-atit-cfare-i-bere-mamit

Recommended