Ora News - Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Eduard Lamaj: Konflikti për borxhin me pronarin e hotelit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas arrestimit të autorit të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç, policia ka zbërthyer grupin duke shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët. Eduart Lamaj është rimarrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa është shprehur se kishte konflikt me pronarin për çështje borxhi për drogën në Itali dhe jo me dy viktimat.

Kurbin- Pas arrestimit të 30-vjeçarit Eduart Lamajt, policia ka shpallur në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atentatin e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Burime nga policia bëjnë me dije se kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola. Këta persona akuzohen se kanë ekzekutuar dy biznesmenët duke përdorur veshje kamuflazhi të policisë në hotelin ku ata po pinin kafe.

Tre bashkepunetoret - Xhepaj, Alija dhe Perkola kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit nuk mundi të largohej për shkak të plagës së marrë si shkak i shkëmbimit të zjarrit.

Siç duket dhe nga kamerat e sigurise, njëri ka marrë në krah Lamajn e plagosur, tjetri ka qenë shoferi e ndërsa i treti rrinte në gatishmëri me armë, në rast të një kundërpërgjigjeje tjetër.

Ne kerkim dhe per plagosjen e nje biznesmeni tjeter - Ilir Xhepaj, një nga tre bashkëpunëtorët nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë në kërkim për një ngjarje tjetër, ku në 15 maj të këtij viti ka plagosur biznesmenin, Zef Marku po në qytetin e Laçit, gjithashtu i dënuar për grabitje dhe plagosje tjetër vite më parë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/vrasja-e-dyfishte-ne-kurbin-deshmia-e-eduard-lamaj-qellova-vetembrojtje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended