Ora News - Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, pranga dhe dy mjekëve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia ka vënë në pranga autorin kryesor për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj 2020 në Kurbin.

I arrestuari është Eduard Lame, mbeti i plagosur në këmbë momentin kur ndodhi vrasja.

Lame është paraqitur në spital me një plagë, e cila ishte e infektuar. Atij i është komunikuar urdhërndalimi.

''Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë i mundur nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilët finalizuan operacionin e koduar "Klinika".

Arrestohen mjeket - Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy mjekët në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vrasja-e-dyfishte-ne-kurbin-arrestohet-nje-i-dyshuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended