Itali: Arrestohet autori i vrasjes së Besnik Metaj, u vra me plumb në kokë e u varros në pyll

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shkatërrohet banda italo- shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i lidhur me Ndranghetan kalabreze e autori i vrasjes më 2017 i shqiptarit Besnik Metaj.

Autoritetet policore italiane të Trevizos e Komos kanë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania, Britania e Madhe e Rumania drejt Italisë. Pasi mbërrinte në Itali lënda narkotike tregtohej në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja mafioze "Varca?Crivaro?.

Ai është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina.

Policia italiane ka vënë në pranga tetë korrierë të kësaj organziate gjatë ndjekjes së veprimeve që anëtarët e saj kryenin në terren për trafikimin e lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/itali-arrestohet-autori-i-vrasjes-se-besnik-metaj-u-vra-me-plumb-ne-koke-e-u-varros-ne-pyll

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended