Ora News - Ky është autori i vrasjes së trefishtë në Mat, momenti i arrestimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është 51 vjeçari, Kujtim Koxha, i cili vrau me automatik tre punonjës të bashkisë dhe plagosi një të katërt në një lokal në fshatin Shëlli të Matit.

Ai u arrestua rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas policisë, 51 vjeçari "pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Mentor Hoxha, Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi në një lokal".

Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa pak orë pas ngjarjes humbën jetën dhe dy nga tre të plagosurit, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

I vetmi i mbijetuar por i plagosur, Astrit Hani, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Burrelit.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit e bashkisë po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ky-eshte-autorit-i-vrasjes-se-trefishte-ne-mat-i-mbijetuari-po-trajtohet-ne-spital
Recommended