Ora News - Zbardhet motivi i vrasjes së administratorit, viktima dhe autori ishin bashkë në lokal
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia lokale e Vlorës duket se ka zbardhur arsyen e vrasjes së administratorit të njësisë Kotë në Selenicës, Fatmir Hodo. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit të ngjarjes, shtetasi Admir Delaj, 44 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

"Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja", sqaron policia lokale.

Në deklaratë thuhet se Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit menjëherë pas vrasjes dhe pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, "në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej".

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu "Çifte"), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-motivi-i-vrasjes-se-administratorit-viktima-dhe-autori-ishin-bashke-ne-lokal
Recommended