Report TV - Mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, lirohen dy mjekët
  • 4 years ago
TIRANË-  Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga burgu dy mjekët që mjekuan Viktor Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Laç në 30 maj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në "detyrim paraqitje në policinë gjyqësore " për dy bluzat e bardha Viktor Marku dhe Besim Lama.

Burimet bëjnë me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit. Një gjë e tillë, do t'i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Ndërkohë, më herët Marku është shprehur se ka qenë i detyruar që të ndërhynte pasi gjendja shëndetësore e Lamajt ishte e rëndë, e ndërsa Lama ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë, pasi nuk është specialist i fushës.

?Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi?, ka thënë me hërët Marku.

 ?Unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, ku ta çonin për operacion, u sugjerova klinikën private në Qytet Studenti?, ka deklaruar Lame.Mjekët u arrestuan nga policia, pasi kishin pranuar që të mjekonin Eduart Lamaj kundrejt një shume parash prej 10 mijë euro në spitalin privat "Amavita". Lamaj kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë për shkak të plumbit që kishte marrë në këmbë, pas plumbave të marra nga Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Sipas dëshmisë së Lamajt, ai ku kishte qëllim që të vriste Gjergjin dhe Likën, por që të sulmonte hotelin, për shkak se pronari i saj i kishte lekë borxh pas prishjes së pazareve të drogës. Për këtë ngjarje aktualisht në burg ndodhet Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj, një njeri me të shkruar kriminale,  teksa në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola.
Recommended