Ora News - Vrasja e dyfishtë në Kurbin, gjenden dy pistoleta pranë klinikës ku kurohej Eduart Lamaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy pistoleta u gjetën pranë klinikës private në Tiranë ku kurohej Eduart Lamaj, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Armët u gjetën ditën e arrestimit të Eduart Lamajt në klinikën private ku ai po mjekohej. Dy pistoletat u dërguan në laborator për ekspertizë.

"Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën "Pjetër Budi", në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale. Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar" informoi policia e Tiranes.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse ato janë përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Gjykata e Kurbinit vendosi dje masën e sigurisë ?Arrest me burg? për Eduart Lamaj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-e-dyfishte-ne-kurbin-gjenden-dy-pistoleta-prane-klinikes-ku-kurohej-eduart-lamaj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended