Ora News - Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Eduard Lamaj pranon krimin por hesht
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ora News zbardh detaje si u zbulua vendndodhja e autorit kryesor të vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj në Kurbin, ku mbeti i vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika si dhe u plagos Kreshnik Tusha.

Falë pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë policia ka mundur të bëjë identifikimi e autorit i cili mbeti edhe ai i plagosur. Më pas janë ndjekur lëvizjet e familjarëve të tij të cilët mbrëmjen e djeshme, 22 qershor, e kanë sjellë në Tiranë tek një klinikë private në afërsi të Qytetit Studenti për ta mjekuar ilegalisht.

"Policia ka arritur në gjurmët e autorit pasi ka identifikuar ADN e gjurmëve të gjakut dhe ka verifikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Pas identifikimit të Eduard Lamajt, janë mbajtur në vëzhgim familjarët të cilët dy ditë më parë (21 qershor) e kanë sjellë në Tiranë ku kanë qëndruar tek banesa e të motrës dhe mbrëmjen e djeshme e kanë dërguar pranë klinikës private tek qyteti Studenti për tiu nënshtruar ndërhyrjes kirurgikale" raporton Ora News.

Pranon krimin por hesht - Burimet nga policia bëjnë me dije se 30 vjeçari është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme.

Ai ka pranuar autorësinë e krimit por nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se ka pasur një konflikt të vjetër me Bujar Likën, dhe jo konflikt me viktimën tjetër.



Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/ora-news-zbardh-detaje-si-policia-ra-ne-gjurmet-e-autorit-kryesor-te-vrasjes-se-dyfishte-ner-kurbin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended