Ora News - Vrasja në Bllok: Martinaj hesht, policia po verifikon kamerat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën ?Ibrahim Rugova?,

Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Policia e Tiranës deklaroi sot: "të arrestuarit Martinaj dhe Hato së bashku me viktimën Fabiol Gaxha janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28 vjeçari dhe u plagosën Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Verifkohen kamerat

Po shihen kamerat e sigurisë jashtë ambienteve të lokalit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë në ambientet ku ka ndodhur përplasja lokali nuk ka pasur kamera duke shmangur filmimet pasi frekuentohej prej personazheve të njohura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cili-grup-sulmoi-i-pari-po-shikohen-kamerat-qe-filmuan-perplasjen-ne-bllok

Recommended