2 viktima nga atentati në Kurbin! Një ditë më pas, gjurmët e plumbave në fasadën e hotelit

  • 4 years ago
Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ndërsa Top Channel iu sjell dhe pamje nga vend ngjarja një ditë më pas.


Bujar Lika, 37 vjeç, vdiq në vend nga plumbat, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë disa orë pasi u transportua. Mëngjesin e sotëm u konfirmua se 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk ka mundur që t?u rezistojë plagëve që mori nga plumbat duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve.

Ndërkohë që i plagosuri tjetër Kreshnik Tusha njëri nga autorët e atentatit, ndodhet në spitalin e Traumës.

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik.

Pse emrat e viktimave janë të njohur? Bujar Lika rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg. Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite.

Ndërkohë Top Channel mëson se për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar dhjetra persona, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Atentati#Kurbin#TopChannel

Recommended