Ora News - Fitorja ndaj Laçit gëzon Dajën: Rasti i Bushiç duhet të rishihet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Flamurtari është rikthyer tek fitorja, pas humbjes befasuese ndaj Kastriotit. Një 3 pikësh i merituar ky sipas teknikun vlonjat, Ilir Daja, i cili përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar. Ndërsa theksoi se nuk dëshiron të mos e përsërisim më 10 minutëshin e fundit.
"Kemi bërë mirë në këtë ndeshje pasi përveç fitores kemi zotëruar thuajse 80 % të ndeshjes. Kemi pasur rrezikshmëri në 10 minutëshin e fundit, diçka krejt normale sepse kemi shpërdoruar dhe raste përpara, pasi kemi humbur rastin për ta dërguar rezultatin edhe më thellë. Dihet që Alvesh dhe Kale nuk janë në gjendjen fizike më të mirë të tyren, pavarësisht se sot kanë sakrifikuar jashtë mase. Ajo që ndikoi në këtë 10 minutësh është fakti që 2 nga 3 ndërrimet kanë qënë të detyruara."

Pretendimet për penallti te rasti i Bushiç?

Do shikoj pamjet. Aty ku isha unë dukej si penallti. Megjithatë jemi mësuar me mungesën e penalltive në favorin tonë."- tha Daja.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fitorja-ndaj-lacit-gezon-dajen-ne-merkato-dua-nje

Recommended