RTV Ora - Fitorja ndaj Erzenit nuk ngroh Vllazninë, Canaj: Po mendojmë për Superioren

  • 5 years ago
#rtvora
Pasi siguroi ngjitjen në elitë, Vllaznia ka nisur nga puna për të përgatitur skuadrën që do të paraqitet në elitën e futbollit shqiptar.

Një gjë të tillë e konfirmoi tekniku i shkodranëve, Agim Canaj, i cili pas fitores 1-0 ndaj Erzenit u shpreh se vëmendja është fokusuar te finalja e Kategorisë së Parë kundër Bylisit dhe ndërtimi i ekipit të sezonit të ardhshëm.

Sa i përket të ardhmes në Shkodër, Canaj la gjithçka të hapur.

"Objektivi ishte realizuar prej 2-3 javësh por ajo që unë kërkoja, ja thashë dhe çunave: nuk jam shumë i kënaqur me 90-të minutat. Kemi shumë më tepër për të bërë, por është një situatë që motivimi, sado i fortë të jetë prap ka momente dhe ajo që unë bëra, duke hedhur më shumë se 80% të skuadrës bazë është që të futemi në ritmin e garës. Kjo na bëri që të shikojmë skuadrën ndaj një ekipi të fortë si Erzeni. Na shërbeu për të parë dobësitë tona dhe të shikojmë elementin që na duhet të rregullojmë për finalen që kemi për Kategorinë. Na pret një ndeshje akoma dhe më e fortë se Erzeni, siç është Bylisi. Kështu që mendoj se është një ndeshje që na dha një pasqyrë të qartë të grupit dhe për të parë edhe për të ardhmen me kontigjentin që kemi. Mendoj se skuadra të nis të lëvizë pasi kohë lëviz shpejt. Ardhja ime këtu nuk kishte asnjë lloj kushti dhe deri në këto momente nuk kam folur për gjë. Këtu është një staf drejtues dhe mendoj se në të ardhmen do të mendojnë ata. Dëshira ime është që të vazhdoj, duke parë që skuadra ka shumë element. Duhet të gjejmë ritmin pasi nuk do shkojmë asgjëkundi kështu. Nëse do më dëgjojnë fjalët do të qëndroj."-përfundoi Canaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fitorja-ndaj-erzenit-nuk-ngroh-vllaznine-canaj-po-mendojme-superioren
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended