Ora News - Fitorja ndaj Uellsit, Panucci: I dhashë ekuilibër skuadrës, nuk dorëhiqem

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri Christian Panucci u shfaq i kënaqur në fitoren që kombëtarja regjistroi në fitoren nga Uellsit. Megjithatë, italiani pohoi se ky triumf nuk i zgjidh problemet në kampin kuqezi. Ndryshe nga herët e tjera ku i besonte shumë rotacionet në formacion, këtë herë Panucci u tregua më i kujdesshëm dhe rezultati i buzëqeshi.

"Më në fund gjetëm shpirtin e duhur, dëshirën për të luajtur në fushën e lojës dhe dëshirën për tu larguar nga ky rezultat negativ. Jam shumë i lumtur për djemtë, pasi e arritëm këtë gjë duke vuajtur. Në fund Uellsi dëshironte të barazonte ose ta fitonte ndeshjen, pasi në futboll askush nuk futet në fushë për të humbur, edhe pse një miqësore."-pohoi Panucci.

Lidhur me të ardhmen italiani deklaroi se i pëlqen kur deti është i trazuar, ndërsa theksoi se nuk dorëzohet kurrë.

"Unë e di që i kam djemtë në anën time sepse nëse do të kisha ndjesinë dhe idenë se nuk më ndjekin atëherë do të isha larguar. Fitoret të japin atmosferë. Sa për të ardhmen time është normale të vihet në diskutim. Unë dorëheqjen nuk e jap kurrë. Më pëlqen të luftoj edhe kur barka po lëkundet. Në këtë moment barka është në det të trazuar. Ishte më shumë, tani më pak."-shtoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fitorja-cliron-panuccin-do-te-zgjidhja-te-luanim-keq-dhe-te

Recommended