Ora News - Fitorja ndaj Shënkollit, Lika: Të gjithë gabojmë, Kupa jo objektivi ynë

  • 5 years ago
#oranews #hasanlika #vllaznia

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika është shprehur mjaft i lumtur për 3 pikëshin që skuadra shkodrane mori përballë Shënkollit. Një fitore që dërgon në +7 distancën e kuqebluve nga ndjekësi më i afërt Erzeni. Gjithsesi në prononcimin për mediat, tekniku Lika u shpreh se skuadra e tij nuk ka vetëm skuadrën e Erzenit si rival për tu ngjitur një kategori më lart.

"Një fitore e nevojshme për momentin aq më tepër kur kundërshtari ynë direkt... sigurisht nuk kemi vetëm Erzenin, kemi edhe të tjerët. Arritëm të fitonim me një lojë deri diku të mirë, pavarësisht se kundërshtari ndoshta nuk ishte në kondicionin e tij më të mirë. Sigurisht që ne shkojmë 7 pikë ka meritë edhe ekipi kundërshtarë. Nëse ne kemi kampionatin tonë, ato kanë kampionatin e tyre. Çdo ekip dëshiron të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Sigurisht, plus për ne. Ashtu siç kemi gabuar ne, gaboi edhe kundërshtari jonë. Shpesh herë skuadrat përfitojnë nga gabimet e njëra-tjetrës. Pjesën e mbetur të kampionatit e shikojmë ashtu siç e kemi parë deri tashi. Kemi ndeshje të forta, të vështira. Në çdo ndeshje duhet që përqendrimi të jetë maksimal sepse ju e patë se edhe kundër një skuadre me pozita jo shumë të mira në klasifikim e kishim të vështirë të shkonim te goli.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fitorja-ndaj-shenkollit-lika-te-gjithe-gabojme-kupa-jo-objektivi-yn

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended