Ora News - Christian Panucci: Binaku një vlerë e shtuar për ne, ndaj Skocisë për të marrë maksimumin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja Shqiptare arriti fitoren e parë në Nation League përballë Izraelit. Paraqitja e kombëtares në "Elbasan Arena" ishte e ndryshme nga sfidat miqësore ndaj Ukrainës dhe Kosovës. Në konferencën pas ndeshjes, trajneri Panuçi tha se mori sinjale pozitive nga lojtarët e rinj por duhet reduktuar gabimet në mbrojtje.

"Gabuam në pjesën e parë, jo për meritë të kundërshtarit,. Janë gabime të cilat ne do ti shohim në vijimësi. Fatmirësisht reagimi nga lojtarët tanë erdhi në pjesën e dytë. Jam shumë i kënaqur me Binakun. Eshtë një vlerë e shtuar për ekipin kombëtar. Jam i lumtur që e pranoi propozimmin tim per te luajtur me kuqezinjte. Zhvilloi nje takim shume te mire se bashku me lojtaret e tjere."

Timonieri i kuqezinjve u ndal te ndeshja e radhës ndaj Skocisë që do të zhvillohet në datën 10 shtator nga Gllasgou. Madje trajneri bën një paralelizëm në kohën kur ndaj Skocisë u përball si lojtar e sot si trajner.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/armando-duka-fitorja-e-bukur-kur-arrihet-ne-skoci-te-mos-humbur
Recommended