Gjirokastër, nis gjyqi për mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 11-vjeçareje

  • 5 years ago
Është zhvilluar në gjykatën e Gjirokastrës seanca paraprake përgatitore ndaj 60 vjeçarit, mësues në fshatin Kalasë të Delvinës i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, nxënëses të tij. Gjyqi është zhvilluar në Gjykatën e Gjirokastrës, pasi është e vetmja gjykatë në jug që trajton probleme të fëmijëve.

Në seancën e sotme mësuesi 60 vjeçar është vendosur përballë viktimës11 vjeçare. Gjykatëse e kësaj çështje ishte Blerta Çibuku, ndërsa prokuror Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur të dhënat nga dosja e hetimit, ndërkohë që, pala kundërshtare ka kërkuar ndryshimin e akuzës.

Ka pasur momente tensioni brenda në seancë, pasi 11 vjeçarja është gjendur e frikësuar nga prezenca e ish mësuesit të saj, që qëndronte në kafazin e gjykatës, dhe ka kerkuar disa herë pushim, çka është miratuar.

Pas seancës së sotme, pritet vijimi i seancave të tjera të gjyqit në themel. Avokati i familjes së vajzes 11 vjeçare, Julijan Sinomati, pohon se ka shumë dëshmitarë që do pyeten dhe do flasin për të vërtetuar pretendimet e ngritura për ngacmim seksual ndaj të miturës.

Prokuroria sigurisht kërkoi që cështja të kalojë në gjykim në Shkallën e Parë në Gjirokastër. Pala kundërshtare kërkoi pushimin e saj. Ka disa dëshmitarë që nuk janë pyetur akoma. Vajza ka një problem të madh për cështjen e shkollës. Edhe sot që ishte në sallë ishte në gjendje të tensionuar, për të vetmin fakt se prezenca e të pandehurit në seancë e impononte sjelljen e vajzës.

Julijan Sinomati, Avokati i të miturës
Ka qenë fillimisht e ëma e vajzës dhe pastaj gjyshërit që e denoncuan ngjarjen, ku sipas rrëfimit të marrë nga vajza, mësuesi e mbajti veçmas atë në klasë dhe e puthi në buzë. 11 vjeçarja që prej prillit të këtij viti e deri më sot, nuk e frekuenton më shkollën.

Recommended