Ish-asistentja akuzon per ngacmim seksual De Niron

  • 5 years ago
As Robert De Niro nuk i ka shpëtuar akuzave për sulme seksuale nga një ish punonjëse e tij. Graham Chase Robinson e cila ka qenë asistentja e aktorit, pretendon se ai i bënte komente seksuale, tentonte ta prekte pa dëshirë, madje dhe e bullizonte.

Gruaja ka treguar se De Niro shpeshherë i bënte komente vulgare dhe i kërkonte të bënte detyra të tilla si heqja e të brendshmeve, varjen e rrobave dhe pastrimin e banesës së tij. Për këtë shkak ajo kërkon një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh.

Por këto akuza nuk janë pranuar nga ana e De Niro-s. Vetë avokati i tij është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë, por janë thjeshtë trillime në shenjë hakmarrjeje. Në Gusht aktori paditi gruan pasi kjo e fundit kishte shfrytëzuar postin e saj, duke bërë udhëtime në vende të ndryshme të botës dhe shpenzimet ja faturonte kompanisë se aktorit. Gjithashtu në padi shkruhej se gruaja nuk punonte, madje dhe kur ishte në punë shikonte seriale në Netflix.

Ndërkohë vetë Robinson i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se i vetmi qëllim i aktorit është që t?i shkatërrojë karrierën dhe reputacionin e saj. Ajo filloi të punojë si asistente ekzekutive e yllit të Hollywood në vitin 2008.

Klan Plus

Recommended