Wake Up/ "Sa e mirë je moj të hëngsha...". Kompliment apo ngacmim seksual?!

  • 4 years ago
Dhuna më e përhapur dhe që mbetet e pa denoncuar ende në shoqërinë shqiptare nga vajzat dhe gratë mbetet ajo seksuale. Ngacmimet seksuale sipas të dhënave zyrtare duke u bazuar në denoncimet si dhe anketimet që janë bërë, tregojnë se rreth 18,1% e grave kanë përjetuar gjatë jetës së tyre ngacmim seksual. Në 12 muaj e fundit, 1 në 3 gra në Shqipëri është bërë pre e akteve të dhunës, ndërkohë që 8,5% kanë qenë ngacmime seksuale. Nga të dhënat që raportohen shumica e ngacmimeve seksuale ndodhin në rrugë dhe kryesisht nga persona të panjohur, por nuk përjashtohet edhe rastet në vendet e punës, dhe së fundmi edhe në institucionet arsimore. Me herët Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka shtruar propozime konkrete, që lehtëson pozitën e një gruaje, apo vajze të ngacmuar, apo dhunuar seksualisht, që vajza apo gratë që ndjehen të rrezikuara, mund t?i regjistrojnë bisedat dhe mesazhet telefonike. Edhe pse ato nuk shërbejnë si provë në prokurori dhe gjykatë, sërish janë faktorë që ndihmojnë hetimin. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjithashtu ndalon ngacmimet dhe shqetësimet seksuale. Sipas Kodit Penal, ngacmimi seksual përbën një vepër penale dhe dënohen me burgim nga një deri në pesë vite. Kur ky vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se njëherë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vite.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended