Ora News - Gega: Partizani im i frikshëm, marrim maksimumin ndaj Laçit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme ndaj Laçit në "Selman Stërmasi". Në fjalën e tij, tekniku i të kuqve ka prekur shumë tema, ku nuk munguan as "thumbat" për rivalët. Sipas tij, skuadrat kundërshtare mund të japin premio për t'i ndalur ato, por kjo nuk i pengon ata që të jenë më të motivuar në fushë.

Do ruajë Partizani vazhdimësi ndaj Laçit?

Vazhdimësia është e vështirë, është e rëndësishme, por ne flasim që t?i marrim ndeshjet nga një. Të ruajmë performancë, shoqëruar me rezultatin.

Tani që keni analizuar ndeshjen me Kastrionit, çfarë i ndodhi ekipit në pjesën e dytë?

Unë nuk do doja të ndaloja në detaje për Kastriotin, ishte pak anormale ajo atmosferë aty. Edhe fusha bëri të veten, pas një 0-2, na vuri pak në përgjumje. Kastrioti nuk kishte ç?të humbte, donte të merrte maksimumin ndaj Partizanit, dhe është gjë e madhe për ta. Tani shohim Laçin.

Rrotacion ndaj Laçit?

Është e vërtetë që kemi pasur lodhje, një pjesë lojtarësh ka luajtur vazhdimisht. Kanë qenë gjithmonë në 11-shen e parë, ata e kanë mbajtur peshën më të madhe. Një grup që e çon ekipin në tre vendet e para, është në presion. I kanë dhënë ritmin, dhe prandaj jemi këtu, falë lodhjes së tyre.

Mensah ju kërkon llogari?

Ju jeni gazetarë, takohemi shpesh. Nuk ka gjë të keqe të bëhet lajm. Ju keni zyrat e redaksisë, dhe normalisht edhe juve keni biseda me kryeredaktorët. Është normale të bisedoj, kjo është puna ime. Jam lider, kam për detyrë të sqaroj dhe të sheshoj gjërat. Ndërsa, për të vendosur, vendos unë. Çdo gjë tjetër, do trajtohen të gjithë njësoj. Partizani është familje e madhe, jo vetëm e një personi. Do mundohemi që të fusim frymën në grup. Deri tani ka shkuar çdo gjë mirë. Jo vetëm në fushë, por edhe natën po të më kërkohet ta sqaroj, do e bëj. Është pjesë e familjes, vazhdimisht do ndodhë që njerëz të pyesin çfarë mund të bëhet më tepër, të sqarohen. Kjo ishte gjithë ideja që ne bëmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gega-partizani-im-i-frikshem-marrim-maksimumin-ndaj-lacit

Recommended