Ora News - Plori: Më pëlqeu loja, ndaj Laçit humbëm dy pikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastrioti ishte shumë pranë fitores me Laçin, çka do t?i jepte më shumë moral ekipit krutan për vazhdimësinë. Në një intervistë për mikrofonin e "Ora News" trajneri Elvis Plori mendon se skuadra e tij mori aq sa meritoi në këtë takim.

"Të them të drejtën ishte një ndeshje e cila kishte episode dhe ishte me dy tablo. Në pjesën e parë pak më tepër na vendosën në vështirësi mund të ishte një takim i barabartë edhe pas ndëshkimit me karton të kuq. Aty ndryshoi gjithçka pasi me 10 veta ne kishim momentet më të mira të lojës, ndërsa më pas, pasi skuadrat mbeten me 10 lojtarë në fushë arritëm të shënonim. Do të ishte mirë ta mbyllnim me fitore por kaq kishim mundësi, pasi futbollistët ndjenë lodhjen dhe me barazimin, kështu siç shkoj ndeshja jam i kënaqur."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plori-me-pelqeu-loja-ndaj-lacit-humbem-dy-pike

Recommended