Papa Françesku vizitë në Irlandë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Papa Françesku ka nisur ketë te shtune vizitën e tij dyditore në Irlandë.



?Mbas 38 vjetësh rikthehem në Irlandë, kam qenë tre muaj për të praktikuar gjuhën angleze, kam një kujtim të bukur? u shpreh Papa sapo arriti në token irlandeze.




Papa ka udhëtuar për te marre pjese ne Takimin Botëror të fëmijëve, një tubim katolik global që mbahet çdo tre vjet. Takimi do të përfundojë me një Meshë për 500,000 njerëz në Phoenix Park të dielën.



Pikat kryesore të axhendës së tij janë takimi me autoritetet në Kështjellën e Dublinit, vizita në katedralen ku ai do të lutet për viktimat e pedofilisë dhe në mbrëmje Festa e Familjes në Stadiumin Croke.



Më shumë se 70.000 njerëz pritet të marrin pjesë ne takimin, ku do të performojë tenori i njohur Andrea Bocelli.



Papa ndërkohe ka planifikuar një vizitë në Qendrën Capuchin për të ndihmuar të pastrehët në Dublin. Kjo është vizita e parë papale në Republikën e Irlandës për pothuajse 40 vjet. Vizita e fundit në ketë shtet është kryer nga Papa Gjon Pali II në vitin 1979.



Papa pritet të takojë edhe viktimat e abuzimit seksual nga klerikët. Në një letër drejtuar 1,2 miliardë katolikëve në botë, Papa këtë javë dënoi mizoritë e abuzimit të fëmijëve nga klerikët. Irlanda ka pasur ndryshime të mëdha në qëndrimet e publikut ndaj çështjeve sociale duke përfshirë abortin, kontraceptimin, divorcin dhe martesën e personave te të njëjtit seks.



Të premten, Leo Varadkar, kryeministri irlandez u shpreh se shpresonte që vizita e Papa Françeskut do të shënonte fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e Irlandës me Kishën.



?Në të kaluarën Kisha Katolike kishte një vend dominues në shoqërinë tonë,? tha ai. Sfida më e madhe për Kishën në Irlandë nuk është fuqia e sekularizmit, nga jashtë, por detyra e vendosjes së integritetit moral dhe përgjegjësisë morale, nga brenda.?



Për vizitën e papa Françeskut janë mobilizuar forca të shumta policie, është përshkruar si siguri më e lartë se gjatë vizitës së Presidentit amerikan Barack Obama.
Recommended