Rama vizitë në shtëpinë e re të Alesio Cakonin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është shtëpia e re e Alesio Cakonit, djalit 10 vjeçar, i cili humbi motrën e tij Dritën si dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë.Vogëlushi guximtar për të shpëtuar nga tërmeti u hodh nga kati i pestë, fatmirësiht pa lëndime dhe tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re.Ata janë sistemuar në një apartament të ri i cili ndodhet në bashkinë Kamëz, dhe vizitën e parë në shtëpinë e re ua ka bërë kryeministri Edi Rama .Unë kam kënaqësi të madhe për këtë punë. Më jep fjalën që do të mësosh mirë. Të gjitha 10-a. I kemi lidhur bursë mujore për shkollën. 150 mijë lekë në muaj për libra, për sport, për rrobat. Po morët nota të mira vijnë edhe të tjerat, me nota të këqija nuk i duheni asnjë njeriu. Të kënaqni të gjithë kë keni rrotull. Mamit do ia shpërblesh me nota të mira, edhe gjyshes. T?ju njohë bota për atë që jeni ju, jo prej Ronaldos.Nëna e Alesios tregon momentin e tërmetit kur I kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë.Për alesion, por edhe për Aurel Lalën që humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti, është caktuar një bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës.Të dy djemtë heronj që i shpëtuan tërmetit, Alesio duke u hedhur nga kati i pestë dhe Aureli nga kati i tretë kryeministri i mori në Romë ku i plotësoi dëshirën duke i takuar me Cristiano Ronaldon dhe portierin e Juventusit Gianluigi Buffon.Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se do të jetë ai që do t?i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.
Recommended