Papa Françesku, vizitë në Shqipëri. Rama: Ogur i mirë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
21 shtatori i këtij viti do të jetë një ditë historike për Shqipërinë. Papa Françesku ka konfirmuar vetë vizitën e tij në Tiranë në mesdite gjatë lutjes së të dielës në sheshin "Shën Pjeter". Deklaratën e Papës e ka cituar pak më vonë në një konferencë për shtyp edhe Nunci Apostolik në Shqipëri. Edhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference të posaçme në Durrës e konsideroi vizitën historike si dhe se ky lajm është ogur i mirë në vigjilje të statusit. Vizita e Papa Françeskut në Tiranë do të jetë e para që Ati i Shenjtë do të bëjë në Europë që pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike. Kjo vizitë pritet të vijë, 21 vite pas asaj të Papa Gjon Palit në Shqipëri, më 25 Prill të vitit 1993.
Recommended