Kryepeshkopi Vigano: Papa Françesku të dorëhiqet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku ka refuzuar t'i përgjigjet akuzave të një ish-diplomati nga Vatikani, i cili ka kërkuar që ai të japë dorëheqjen. Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano deklaroi se Papa Françesku ka mbuluar  akuzat për abuzim seksual ndaj kardinalit amerikan McCarrick.



Papa është pyetur në lidhje me këtë skandal nga gazetarët teksa ishte duke u kthyer në Romë, pas vizitës së tij në Irlandë. Por ai tha se nuk do të flasë as edhe një fjalë për letrën 11 faqëshe të peshkopit Vigano.



?Po e them sinqerisht sepse me duhet ta them këtë për ju dhe për të gjithë ata që janë të interesuar Lexoni me kujdes dokumentin dhe gjykoni personalisht. Unë nuk do të flas asgjë për këtë. Mendoj se deklarata flet vetë. Ju keni kapacitet të mjaftueshëm për të krijuar përfundime. Kur të kalojë koha dhe të keni përfundimet, ndoshta do të flas.?



Kryepeshkopi Vigano pretendon se Papa Francesku e dinte për akuzat për abuzime seksuale të kardinalit amerikan pesë vjet përpara se të pranonte dorëheqjen e tij muajin e kaluar në moshën 88 vjeçare.



Me tej në letrën e tij, kleriku i larte shkruan se e kishte paralajmëruar Papa Françeskun në vitin 2013 se Kardinali Theodore McCarrick ishte përballur me akuza të gjera për abuzimin seksual.



Sipas tij ati i shenjte e dinte prej datës 23 qershor 2013 për McCarrick .



"Papa Françesku duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët që mbuluan abuzimet e McCarrick dhe të jepte dorëheqjen së bashku me të gjithë ata", nënvizohet tek letra.



Megjithatë, Kryepeshkopi Vigano nuk ka prodhuar asnjë provë me shkrim ose ndonjë provë tjetër për të verifikuar bisedën e tij të dyshuar ne vitin 2013 me Papën.



Vigano shërbeu si ambasador i Vatikanit në Uashington nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Recommended