Papa Françesku, vizite historike ne Maqedonine e Veriut
  • 5 years ago
Për herë të parë në historinë 28-vjeçare të shtetit, një Papë viziton Maqedoninë e Veriut.

Papa Françesku mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku u prit nga krerët më të lartë kishës dhe të shtetit, Presidenti në detyrë Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev.

Ati i Shenjtë u ndal më pas në pallatin presidencial, ku gjatë fjalimit të tij e vuri theksin te përbërja multi-etnike dhe multi-fetare e Maqedonisë së Veriut si një vlerë për vendin, çka ishte një shembull i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

?Diferencat fetare mes ortodoksve, myslimanëve, katolikëve hebrenjve e protestantëve, ashtu si diferenca etnike mes maqedonasve, shqiptarëve, kroatëve, serbëve dhe personave me origjina të tjera kanë krijuar një mozaik, çdo pjesëz e të cilit është e rëndësishme për panoramën e përgjithshme. Dua t?i bëj homazh edhe një figure të lartë të vendit tuaj, duke ngjallur admirim në mbarë botën. E kam fjalën për atë që botërisht njihet si Nënë Tereza e Kalkutës, e lindur në një periferi të Shkupit në 1910 me emrin Anjeze Gonxhe Bojaxhi.?

Papa Françesku ndezi qirinj dhe u lut në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza.

Më pas Ati i Shenjtë iu drejtua sheshit ?Maqedonia?, ku rreth 15 mijë qytetarë ishin të pranishëm për ta përshëndetur. Vizita historike e Papa Françeskut ne Maqedoninë e Veriut vjen pas marrëveshjes së emrit me Greqinë, të cilën Ati i Shenjte e ka cilësuar një arritje të rëndësishme për paqen.

Tv Klan
Recommended