Erdogan, vizitë në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan po zhvillon një vizitë treditore në Gjermani, gjatë së cilës do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.Sipas analistëve gjermanë, pas shpërthimit të krizës ekonomike në Turqi, Ankaraja do të donte të forconte investimet gjermane në vend, por pengesat politike dhe tensionet mbeten.Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, pritet të mbajë një darkë zyrtare për nder të Erdoganit, por pa praninë e e kancelares Merkel.Sipas mediave gjermane pritshmëritë e Erdoganit nga Gjermania janë njohja e organizatës FETO të Fethullah Gylenit, si përgjegjëse për tentative e grushtit të shtetit.Ankaraja zyrtare prêt gjithashtu rritjen e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, forcimin e interesave të përbashkëta dhe të zvogëlimin e problemeve.Kancelarja Merkel më herët ka  përjashtuar ndihmën e drejtpërdrejtë për Ankaranë, por ka theksuar se dy vendet duhet të punojnë së bashku ne fushën ekonomike.Kancelarja gjermane paralajmëroi se ne bisedimet me Erdoganin do të trajtojë edhe situatën e të drejtave të njeriut, si dhe fatin e të burgosurve gjermanë në Turqi.Pas qëndrimit të tij në Berlin, presidenti turk do të shkojë në Këln, ku do të inaugurojë një xhami të madhe.

Recommended