Vritet gazetarja në Irlandë, ja dyshimet e para - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë, ku një gazetare është qëlluar për vdekje. Sipas mediave ndërkombëtare gazetarja Lyra McKee është qëlluar për vdekje në Londonderry, Irlandë e Veriut, ku paraprakisht dyshohet se mund të jetë një incident terrorist.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes ku një person ka hapur zjarr dhe si pasojë ka humbur jetën gazetarja 29 vjeçare.Ndërkohë për vrasjen e 29-vjeçaret po fajësohen nacionalistët, pasi u bënë kërkimet e policisë në zonën e Creggan-it në Derry ku gjithahstu janë hedhë disa bomba benzine në makinat e policisë tip ?Land Rover?.Ndihmësi Shefi i Sigurimit, Mark Hamilton ka thënë për BBC se policia po i hetonte " të shtënat si një incident terrorist", ndërsa ka nisur një hetim për vrasjen e gazetares.Ndërkohë autoritetet vendase vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Recommended