Dyshimet/ Durrsaku e masakroi gruan me thikë për xhelozi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një krim i rëndë ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 të së shtunës në banesën e çiftit.Autori i krimit, L. C., 45-vjeç, ka qëlluar me thikë gruan e tij 33-vjeçare e cila më pas ndërroi jetë.Pas krimit, 45-vjeçari u largua nga shtëpia, ndërsa forcat e policisë po e kërkojnë. Ai akuzohet për veprën penale ?Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare?.Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Xhafzotaj të Durrësit.Mësohet se autori i krimit është 45-vjeçari Lulzim Cuku, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Manjola Cuku. Dyshimet e para janë që krimi të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie. Ata ishin prindër të tre fëmijëve të vegjël, dy vajza dhe një djalë.Bëhet me dije se Lulzim Cuku shkonte herë pas here në Greqi si emigrant, ndërsa tani është shpallur në kërkim për krimin e rëndë. Pasi vrau gruan, 45-vjeçari u arratis nga banesa. Të afërmit e Manjola Cukut kanë marrë trupin e saj të pajetë dhe pritet që ceremonia mortore të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Dibër.

Recommended