Masakroi me thikë gruan e kunatën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur këtë të mërkurë Ballshin, ku një 34-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij. Sipas policisë 34-vjeçari Gazment Musta në gjendje të dehur ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Çaushaj, 18 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra viktimat kanë ndërruar jetë në vend. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të këtij krimi të rëndë. Nderkohe dyshohet se vrasja makabre kanë ndodhur për shkaqe banale, pasi 31-vjeçarja ka debatuar me të shoqin, sepse donte të shkonte te prindërit e saj.

Recommended