Ora News - E rëndë në Ballsh, burri i dehur vret me thikë gruan dhe kunatën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit pasditen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri.

34-vjeçari, Gazment Musta, në gjendje të dehur ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën (motrën e gruas).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të tij.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend" sqaron policia.

Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje

Nga informacionet paraprake mësohet se kunata 18-vjeçare e Mustës, kishte shkuar në shtëpinë e motrës së saj për të konsumuar një drekë në kuadër edhe të vizitave për Vitin e Ri. Më pas ajo së bashku me motrën e saj, bashkëshorten e Mustës, kanë dashur të shkojnë në shtëpinë e prindërve të tyre. Në konflikt e sipër 34 vjeçari nuk e ka lejuar G.C, 31 vjeçe të largohet dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorimin e thikës që la pas dy viktima.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-rende-ne-ballsh-burri-vret-me-thike-gruan-dhe-kunaten

Recommended