Vritet ne nje atentat një 53 – vjeçar

  • 6 years ago
Plot 15 plumba janë shkrepur në drejtim të Fatbardh Licit mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës.

Në momentin kur u qëllua me breshëri automatike, 53 - vjeçari ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, në zonën e njohur si ish-Poçeria në Kiras.

Lici ka qenë i vetëm kur një automjet tip ?Mercedes-Benz? u ndaluar para lokalit rreth orës 07:15 minuta dhe një person me maskë iu afrua me shpejtësi duke qëlluar në drejtim të tij me automatik tip ?Skorpion?. Nga të shtënat, mbeti i vdekur në vend.

Autori, ende i paidentifikuar, u largua me makinë dhe 10 minuta më pas blutë e Shkodrës janë njoftuar se në zonën e Dobraçit, 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, autovetura e përdorur prej tij po digjej.

Pista kryesore  mbi të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes. Viktima është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

Fatbardh Lici, i cili është kunati i Lul Kullës, ndaj të cilit u krye një atentat me minë me telekomandë në Shkodër. Por sipas policisë, nuk ka të dhëna që ngjarjet të kenë lidhje me njëra ? tjetrën.

Recommended