Report TV - Erozioni, zona turistike e Kunes në Shëngjin drejt zhdukjes së plotë

  • 6 years ago
Reshjet e shiut me stuhi gjatë ditëve të fundit kanë përkequar situaten e erozionit në zonen e Kunës në Shëngjin. Deti ka përparuar frikshem në drejtim të tokes, duke sjellë rrezimin e shumë pishave qindra vjeçare. Bizneset e zones thonë së vershimi i detit e ka zhdukur bregdetin e Kunes, por po humbet edhe brezi i pishave ndaj duhet ndërhyrje shumë urgjente. Ata jane të gatshem të bashkpunojnë me qeverine për të investuar edhe privatisht në ndertimin e dallgekthyesve, të cilat duhet të jenë me të efektshme se ato që janë ndertuar më parë, e kjo si mundesia e vetme për ta mbrojtur këtë zonë.
?Duhet një ndërhyrje patjetër, që të shpëtojë turizmi, përndryshe në jemi të falimentuar. Meqe jam banor i vjetër e di shumë mirë, mbi 50m është afuar deti. Po nuk vuri dorë qeveria, sikur edhe bashkë të ishim bërë, të bënim një skalierë këtu dhe secili të mbronte zonën e vet. Po të na jepte një leje qeveria do ishte shumë më mirë?, shprhet njëri nga banorët.

Recommended