Uniko -Rikun e tradhetuan- deshmia qe mund te zbardh te verteten e zhdukjes se shqiptarit (Pjesa 2)
  • 4 years ago
Një javë më parë trajtuam historinë e zhdukjes në rrethana të çuditshme të një 35-vjeçari shqiptar në Shkup. Një histori që sa më shumë të gërmosh aq më shumë të dhëna të reja arrihen të nxirren. Shyqyri Beu alias Tauland dhe që thirrej nga shokët dhe të afërmit si Riku Beu, rezulton se është zhdukur në rrethana misterioze në një lokal në qendër të Shkupit teksa ishte nën shoqërinë e një miku të tij. Zhdukje që nuk i bëri aspak përshtypje personit që ishte në tavolinë, por që alarmoi familjen Beu që pas afro 4 ditësh që nuk po arrinte të komunikonte me Rikun dhe telefoni i tij dilte i fikur. Ata alarmohen dhe fillojnë të kontaktojë të njohurit e tij në Shkup. Gjatë transmetimit të emisionit u sinjalizuam se dhe një tjetër person me origjinë nga Maqedonia e Veriut ishte zhdukur, identitetin e të cilit deri në ato moment nuk e kishim. Ky person i moshës 28 vjeç sipas të dhënave që kemi, ishte lidhje shoqërore e Tauland Beut. Ne gjatë kësaj jave kemi arritur të zbulojmë identitetin e tij dhe shumë të dhëna të tjera. Sipas informacione zyrtare që ne kemi arritur të marrim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për shtetasin Petar Andovski i datëlindjes 22.10.1991 me precedent të mëparshëm penal. Por dëshmia e shokut të dy të zhdukurve Elham Abdilovski në këtë emision zbardh shumë detaje dhe të dhëna të pa publikuara më parë, të cilat mund të sjellin zbulimin e të vërtetës. Për më shumë ndiqni emisionin e plotë.

SHIKO EDHE: https://tvklan.al/uniko-ekskluzive-zhdukja-e-shqiptarit-dhe-kufoma-e-gjetur-ne-shkup/

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended