Nena mes lotesh tregon veshtiresite pas zhdukjes se bashkeshortit

  • 3 years ago
Nëna e 4 fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin ?Historia ime?, në Tv Klan vështirësitë dhe vuajtjet që ajo ka kaluar gjatë 5 viteve të fundit. Para 5 vitesh, pikërisht në 25 Janar, Sabrie Nuredini humbi çdo kontakt me bashkëshortin dhe që nga ajo ditë nuk ka marrë vesh asnjë lajm për të. Ai punonte si çoban në Maqedoni dhe komunikonin çdo ditë përmes telefonit, por krejt papritur ai u ?zhduk? pa lënë asnjë gjurmë. Sabrie tregon mes lotësh se ka qenë e vështirë për të dhe vetëm për hir të fëmijëve ka mbledhur veten dhe është përpjekur të punojë për të siguruar atyre jetesën. Dy fëmijët e saj kanë probleme shëndetësore dhe gjendja ekonomike në familjen e tyre nuk është aspak e mirë, prandaj nëna e 4 fëmijëve bën apel për ndihmë.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended