Report Tv-Buallica, kafsha që po shkon drejt zhdukjes
  • 6 years ago
Dikur një kafshë mitike e cila për aftësitë e saj mbahej në të gjitha familjet e myzeqesë, sot buallica është drejt zhdukjes. E përshtatur fare mirë me kushtet e zonës, me moçale e rrugë balte, buallicat ishin të vetmet kafshë që tërhiqnin qerret e fermereve të Divjakës e të Lushnjës.

Një familje myzeqare dikur nëse kishte buaj apo buallica ishte e pasur dhe me fat, pasi ato jo vetëm që duronin kushtet e veshtira në të cilat jetonin familjet e kësaj zone, por kanë qenë edhe shumë të qëndrueshme.

Një ndër vetitë mjaft më nevojshme është edhe qumështi i buallicës pasi ai është shumë i ushqyeshëm. Dikur buallicat ishin të shumta në numër, por sot në të gjithë vendin numërohen vetëm 185 krerë dhe ferma e vetme që ka buallica është në Divjakë.
Recommended