"Kur erdhi policia zbulova qe djali nuk ishte ne shtepi". Misteri i zhdukjes se djalit, flet nena
  • 3 years ago
Nëna: Unë isha në shtëpi edhe djali ishte në shtëpi, ai kishte të veshur një xhup me mëngë të shkurtra, u nis për në qendër. I them Kel do e marrësh xhuboksin? Tha, do të pi një kafe e do të vij. Që atëherë unë nuk e kam parë më.
Gazetari: A ka shfaqur djali ndonjë nervozizëm?
Nëna: Jo asnjë gjë. Nuk kemi ditur asnjë gjë.
Gazetari: Çfarë thotë policia?
Nëna: Ne nuk kemi ditur gjë deri sa ka ardhur policia në orën 3 të natës dhe thërrasin jemi Policia. Kur dalim, ata pyesin se ku është Keli, atë natë nuk kishim as drita. Unë ju them se Keli do jetë duke fjetur, se ne nuk kishim drita dhe do ketë ardhur pak më vonë. Kur shohim, djali nuk ishte. Atëherë na morën në rajon të policisë, i treguam gjithë çfarë dimë.
Gazetari: A i keni thirrur jo policinë apo?
Nëna: Ne nuk i kemi thirrur, se nuk kemi pas pse.
Babai: Denoncimin në polici e ka bërë Ols Shutaj, vëllai i Vilson Shutës. Se kur e ka marrë në telefon djalin e dajës, nuk ia ka hapur telefonin.
Gazetari: Çfarë marrëdhënie kanë pasur mes tyre të tre të rinjtë, a kanë dalur shpesh me njëri-tjetrin? Përveç se jeni të afërt?
Babai: Faktikisht të tre jemi të afërt, njëri qe thonë se ka pas konflikt me djalin e dajës se tij, është djali i kushëririt tim. Këta kanë marrë drejtim si iu kanë thënë të tjerët. Drejtim të malit dhe asnjë nuk është kthyer deri tani. Vetëm nëse i zë policia, se unë s?di gjë.
Nëna: Unë isha në shtëpi edhe djali ishte në shtëpi, ai kishte të veshur një xhup me mëngë të shkurtra, u nis për në qendër. I them Kel do e marrësh xhuboksin? Tha, do të pi një kafe e do të vij. Që atëherë unë nuk e kam parë më.
Gazetari: A ka shfaqur djali ndonjë nervozizëm?
Nëna: Jo asnjë gjë. Nuk kemi ditur asnjë gjë.
Gazetari: Çfarë thotë policia?
Nëna: Ne nuk kemi ditur gjë deri sa ka ardhur policia në orën 3 të natës, dhe thërrasin jemi Policia. Kur dalim, ata pyesin se ku është Keli, atë natë nuk kishim as drita. Unë ju them se Keli do jetë duke fjetur, se ne nuk kishim drita dhe do ketë ardhur pak më vonë. Kur shohim, djali nuk ishte. Atëherë na morën në rajon të policisë, i treguam gjithë çfarë dimë.
Gazetari: A i keni thirrur jo policinë apo?
Nëna: Ne nuk i kemi thirrur, se nuk kemi pas pse.
Babai: Denoncimin në polici e ka bërë Ols Shutaj, vëllai i Vilson Shutës. Se kur e ka marrë në telefon djalin e dajës, nuk ia ka hapur telefonin.
Gazetari: Çfarë marrëdhënie kanë pasur mes tyre të tre të rinjtë, a kanë dalur shpesh me njëri-tjetrin? Përveç se jeni të afërt?
Babai: Faktikisht të tre jemi të afërt, njëri qe thonë se ka pas konflikt me djalin e dajës se tij, është djali i kushëririt tim. ................................këta kanë marrë drejtim si iu kanë thënë të tjerët. Drejtim të malit dhe asnjë nuk është kthyer deri tani. Vetëm nëse i zë policia, se unë s?di gjë.
Gazetari: Klementi, ka jetuar vazhdimisht në Shqipëri apo ka qenë edhe jashtë shtetit?
Babai: Klementi ka ardhur para një viti ne Shqipëri, e kanë ekstraduar nga Zvicra, ishte një herë në Francë, atëherë e kanë kthyer nga Lozana ...
Recommended