Hetim zhdukjes së dokumenteve/ Ishin aplikime të qytetarëve për kartën e identitetit dhe pasaportë
  • 4 years ago
Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të një punonjësit të kompanisë ?Aleat?, për zhdukjen e një sërë formularësh, që ishin plotësuar nga qytetarët për kartat e identitetit dhe për pasaportat.


Siç bën me dije një burim i sigurtë, denoncimi është dorëzuar këtu në drejtorinë vendore nga shtetasi Juxhin Tabaku, 28 vjeç me detyrë punonjës logjistike pranë ?Aleat?.

Denoncuesi prej një viti është i angazhuar pranë ?Aleat? edhe si transportues i dokumentave të aplikimit për ID dhe pasaportën biometrike. Siç pretendon punonjësi ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative ?Kodra e Diellit?.

Ndonëse procedura për tërheqjen e kutive me materiale parashikon hedhjen e firmës nga marrësi dhe operatori, për shkak të fluksit dorëzimi i tyre nuk është firmosur por është mjaftuar vetëm me lënien e faturës.

?Deri këtu është detyra ime?, pohon denoncuesi, ?që ti dorëzoja, për verifikimin e tyre merret një zyrë tjetër ku është e ndaluar të hyhet?.

Por siç bëhet me dije, transportuesi është pyetur për kutitë me materiale në muajin shkurt 2019 dhe ai ka shpjeguar procedurën që ka ndjekur. Nuk bëhet e ditur se sa është numri i dokumentave të humbur për të cilën është kërkuar një liste me emrat e aplikantëve për dokumentat e rëndësishëm ID dhe pasaportë biometrike.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prokuroria#Pasaporta#TopChannel
Recommended