Report TV -Erozioni detar, kërcënim për zonën turistike Kune-Shëngjin

  • 5 years ago
Erozioni ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha toke duke vënë në rrezik këtë zone turistike. Pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës. Situata e krijuar konsiderohet tejet alarmante, sipas Administratorit të Shëngjinit, Gjok Deda. Ai thotë se nuk do të jetë e largët dita kur kjo zonë turistike të mos ekzistojë më nëse nuk do merren masa.

"Erozioni do të vazhdojë të shkatërroj bregun e Kunës, përderisa Drini do të ngelet një lum i vdekur. Të fjitha teoritë e tjera, bien poshtë. Në qoftë se në Spatharë, ku 30-40 vite më parë është ndërprerë rrjedha e lumit Drin. Në qoftë se nuk do të hapet rrjedha e lumit Drin, që Drini të jetë lum i lundrueshëm, erozioni do të vazhdojë të marrë, fatkeqësisht me qindra hektarë nga brigjet e detit Adriatik. Nuk zgjidhet puna me disa investime sporadike. Në qoftë se nuk ndërhyhet shpejt, ndoshta në 10 vite lagunat nuk do të degradohen", u shpreh Deda.

Prej vitesh flitet për erozionin në Shëngjin dhe dëmet kolosale që janë shkaktuar, por ndërhyrja ka qenë shumë e vakët.

Recommended