Ora News – Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin për tarifat gjyqësore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit mbi tarifat gjyqësore. Partia Demokratike e ka kundërshtuar më herët këtë ligji me pretendimin se ishte kundër konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe anti-Kushtetues. Sipas PD miratimi i ligjit do të shkaktonte rritjen e tarifave për çdo kategori në krahasim me çmimet ekzistuese.

Ky pretendim i opozitës është kundërshtuar në komisionin e ligjeve nga maxhoranca e cila theksonte bashkëpunimin me Shtetet e bashkuara dhe Bashkimin Europian në hartimin e draftit, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Sipas projektligjit për tarifat dhe shpenzimet gjygjësore në Republikën e Shqipërisë, për të hapur një proces gjygjësor civil qytetarët duhet të paguajnë 50 mijë lekë nga 200 lekë që është tarifa aktuale. Ligji u votua në parim nga deputetët e PS dhe LSI.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/meta-kthen-rishqyrtim-ligjin-tarifat-gjyqesore

Recommended