Presidenti kthen mbrapsht Ligjin per Tatimin e te Ardhurave

  • 5 years ago
Pas buxhetit të shtetit, presidenti i Republikës Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend një nga ligjet më të rëndësishme të paketës fiskale, atë ?për tatimin mbi të ardhurat?. Sipas kreu të shtetit nenet 9 dhe 11 bien në kundërshtim me parimin kushtetues të ?barazisë përpara ligjit? dhe krijon pasiguri juridike për sa i takon aplikimit të tij në praktikë.

?Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një ?amnistie fiskale?, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Neni 9 është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues?.

Sipas Metës ky nen krijon pabarazi fiskale për të gjithë ata që gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, me një normë tatim fitimi 15%, ndërsa ata që nuk e kanë ndarë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke paguar vetëm 8%. Kreu i shtetit nënvizon se ky ligj përmbys sistemin duke e kthyer taksimin progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë.

?Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë?.

Presidenti shkruan se neni 11 bie ndesh me Kushtetutën sa i takon hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Recommended