Ora News - Meta kthen dhe ligjin për Tatimin mbi të ardhurat, përmbys barazinë fiskale

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në parlament projektligjin e rradhës, atë me nr. 94/2018 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? të ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji.

Presidenti i Republikës i kërkon Kuvendit të rishqyrtojë këto dy nene me qëllim që ato të mos bien ndesh me parashikimet Kushtetuese, ku përfituesit real të lehtësirave fiskale të parashikuara në këtë ligj, të jenë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe biznesi, pa diferencime dhe me trajtim të barabartë.

Propozimi i qeverisë për uljen e tatimit mbi dividentin është konsideruar si shkelje e barazisë para ligjit. Në draft thuhet se ky tatim nga 15 për qind shkon në 8, por duke përfshirë dhe fondet e pashpërndara të kompanive prej vitit 2017.

"Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitëligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një ?amnistie fiskale?, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Në këtë mënyrë, krijohet pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%" argumenton Presidenti

Madje në analizën e materialit shtohet se referuar statistikave të bëra publike nga Ministria e Financave, në vitet e fundit kemi një reduktim drastik të vlerës së arkëtuar nga tatimi mbi dividentin

"Rrjedhimisht është llogjike që nisur nga këto pritshmëri, korporatat duket se kanë zgjedhur të shtyjnë në kohë shpërndarjen e fitimit në një moment tëpërshtatshëm, kur tatimi mbi dividendin do të ulej ndjeshëm" argumenton Presidenti

Efekti pozitiv sipas relacionit të qeverisë mbi ligjin pritet të jetë rreth 40 milion $. Së fundi kreu i shtetit shprehet se ligji përmbys sistemin e barazisë fiskale, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë. Praktikisht, tatimi mbi të ardhurat personale për pagën mbeteti pandryshuar si normë, në nivelin deri në 23 % ndërsa aksionerët e korporatave dhe kompanive të mëdha propozohet të paguajnë vetëm 8%.

Ky është ligji i dytë që Meta kthen brenda pak ditësh. Pak ditë më parë presidenti ktheu pr.buxhetin e vitit 2019

Bazuar në argumentat e mëposhtme:

1. Neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të ?barazisë përpara ligjit? dhe krijon pasiguri juridike përsa i takon aplikimit të tij në praktikë. Nisur nga përkufizimi i nenit 9, del qartazi se kemi të bëjmë me një dispozitë ligjore me efekt prapaveprues, në trajtën e një ?amnistie fiskale?, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj.

Neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues.

Neni 9 krijon pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 20...

Recommended